regresiv
REGRESIV mb. libr.
- 1. Që shkon prapa, që bën hapa prapa, që ecën në drejtim të kundërt me përparimin; kund. progresiv. Proces regresiv. Ndryshime regresive.
- 2. Që është kundër zhvillimit, që bëhet pengesë për ecjen përpara, reaksionar; kund. përparimtar. Qeveri regresive. Forca regresive. Veprimtari regresive. Mendime (ide) regresive.