rehati
REHATI f. bised.
- 1. Gjendje qetësie, pa shqetësime e pa kokëçarje, prehje; keq. prirja për të jetuar e për të punuar pa shqetësime dhe pa kokëçarje. Rehatia personale. Ndjenja e rehatisë. Prirja për rehati. Prish rehatinë. Shikon rehatinë e vet. Ka rënë në rehati. I ngriti rehatinë dikujt e shqetësoi.
- 2. Tërësia e kushteve për të jetuar mirë e pa mungesa (zakonisht në jetën familjare). Rehatia familjare (e shtëpisë). Përbuz rehatinë. Jeton në rehati. Është dhënë (ka rënë) pas rehatisë.