rehatohem
REHATOHEM vetv. bised.
- 1. Zë vend diku për të ndenjur i qetë e në kushte të mira, rregullohem. U rehatua në shtrat (në minder, në një qoshe). U rehatua në shtëpi. U rehatuan mirë. Ku do të rehatoheni sonte?
- 2. Gjej qetësi, shpëtoj nga shqetësimet ose kokëçarjet. M'u rehatua shpirti (zemra, mendja). Më në fund u rehatua.
- 3. vet. veta III. Bie në qetësi, qetësohet, rregullohet. U rehatuan punët. Çdo gjë u rehatua.
- 4. Gjej një vend të mirë në punë a në jetë, rregullohem.