rehatoj
REHATOJ kal. bised.
- 1. Qetësoj. Rehatoj trupin (shtatin). I rehaton zemrën (shpirtin, mendjen).
- 2. Vë në rregull, rregulloj diçka që të jetë gati; mbarështoj, vë në vijë. Rehatoj dhomën (shtratin). Rehatoj punët.
- 3. I bëj dikujt të gjitha shërbimet për të cilat ka nevojë, i plotësoj kërkesat që të gjejë prehje e qetësi, i jap të hajë e të pijë, e vë në gjumë a i rregulloj vendin e fjetjes etj. Rehatoj fëmijët (të sëmurin, miqtë). Rehatoi kuajt. E rehatoi në shtrat.
- 4. I gjej dikujt një vend të mirë në punë a në jetë, i rregulloj kushte të mira. Rehatoi djalin (fëmijët, prindërit).