relativ
RELATIV mb. libr.
- 1. Që merret a që vështrohet i lidhur dhe i krahasuar me diçka tjetër, që vlerësohet a përcaktohet në marrëdhënie me diçka tjetër; që varet a kushtëzohet nga diçka tjetër; kund. absolut. Vlerë relative. Shifër relative. E vërtetë relative. filoz. Prodhim relativ. ek. Varfërimi relativ i proletariatit (i punonjësve). ek. Moshë relative. gjeol. Largësi (lartësi) relative. Lëvizja relative. fiz. Lagështi relative. Shkalla sipërore relative. gjuh. Shumica relative.
- 2. Që nuk është i plotë, që është i kufizuar ose jo i përsosur në një anë; që është i përkohshëm; kund. absolut. Qetësi relative. Liri relative. Bukuri relative. Epërsi relative.
- 3. gjuh. Që tregon cilësi a tipar në mënyrë të ndërmjetuar (për mbiemrat si i gurtë, i drunjtë etj.). Mbiemra relativë.