renegat
RENEGAT m. përb.
- Ai që heq dorë nga bindjet e nga qëndrimet e mëparshme, që largohet nga partia ose nga klasa e vet dhe kalon në anën kundërshtare, tradhtar. Renegat i marksizmit (i komunizmit). Renegatët revizionistë. Renegatë të të gjitha ngjyrave. Bandë renegatësh. Qëndrim prej renegati.
RENEGAT mb. përb.
- Që mban qëndrim prej renegati; që përbëhet prej renegatësh. Klikë (bandë) renegatë. Grup renegat.