repart
REPART m.
- 1. Ndarje në një ndërmarrje prodhimi, shërbimi ose bagëtie sipas llojit të punës, të pajisjeve ose të prodhimit; salla ose pjesa e ndërtesës ku ndodhet kjo ndarje; përmb. bised. tërësia e punonjësve të kësaj ndarjeje. Repartet ndihmëse (kryesore). Reparti i shkrirjes (i derdhjes, i petëzimit, i tjerrjes, i qëndisjes, i larjes). Reparti i rrobaqepësisë (i zdrukthëtarisë, i shërbimeve). Reparti i tezgjahut (i tornove). Reparti i lodrave (i këpucëve). Repartet e uzinës (e fabrikës, e dyqanit). Përgjegjësi i repartit. Mbledhja e repartit. Punojnë në një repart.
- 2. usht. Njësi ushtarake sipas detyrës ose llojit të armës që ka; vendi ku qëndron vazhdimisht kjo njësi. Repart ushtarak. Repart kufitar (i kufirit). Repart partizan. Repart artilerie (tankesh). Repart i zbulimit (i mbrojtjes, i ndjekjes). Komandanti (komisari) i repartit. Oficerët dhe ushtarët e repartit. Flamuri i repartit. Efektivi i repartit.
- 3. Ndarje në një spital sipas nevojave të veçanta për mjekim. Reparti i kirurgjisë. Reparti i fëmijëve. Reparti i lindjes. Reparti i sëmundjeve ngjitëse.
- 4. fig. Grup njerëzish të organizuar për të vepruar me një qëllim të përbashkët. Repart pararojë dhe i organizuar. Repart sulmues. Repart i klasës punëtore.
- Shpirti i repartit keq. prirja e dikujt për t'u kujdesur e për t'u përpjekur vetëm për interesat e një grupi të ngushtë, ku bën pjesë ai vetë.