REPLIKË f. libr.

  • 1. Përgjigje e shpejtë që i jep dikush një bashkëbiseduesi a një diskutuesi dhe që zakonisht përmban një kundërshtim ose vërejtje; fjalë ose vërejtje që thuhen nga vendi në një mbledhje a në një shfaqje. Replikë e mprehtë (e qëlluar, e gjallë). Replikë nga salla. Përgjigje një replike. Shkëmbejnë replika.
  • 2. teatër. Fjalët që shqipton një aktor pas një aktori tjetër si përgjigje; fjalët që shkëmbejnë aktorët për një dialog; kundërpërgjigje. Replikë e gjatë. Replikë teatrale. Bëj një replikë. Përsërit (mësoj) një replikë.
  • 3. muz. Pjesë e shkurtër në një copë muzikore, e cila përsëritet në mënyrë të ndryshme nga një këngëtar ose me të cilën rifillon një vegël pas një pushimi. Replikë muzikore. Replika e korit.
  • 4. drejt. shih KUNDËRPËRGJIGJ/E,~JA.