RESPEKTOJ kal.

  • 1. Sillem me nderim ndaj dikujt a diçkaje; nderoj. Respektoj prindërit (më të moshuarit). Respektoj shokët (shoqet). Respektoj ndjenjat e dikujt.
  • 2. I përmbahem me rreptësi diçkaje të caktuar, plotësoj me përpikëri kërkesat e caktuara; zbatoj, mbaj; kund. shkel. Respektoj orarin. Respektoj ligjin (rregullat, rregulloren). Respektoj disiplinën. Respektoj kushtet teknike. Respektoj marrëveshjen (afatin).