revanshist
REVANSHIST m. keq.
- Përkrahës i revanshizmit. Revanshistët gjermanë. Planet e revanshistëve. Qëllimet e revanshistëve.
REVANSHIST mb. keq.
- Që synon të rimarrë me luftë tokat e pozitat e humbura në luftërat e mëparshme dhe të hakmerret ndaj kundërshtarëve; që ka të bëjë me revanshistët, që u përket revanshistëve, i revanshistëve. Forca revanshiste. Politikë (veprimtari) revanshiste. Ushtri revanshiste. Plane revanshiste.