revoltë
REVOLTË f.
- 1. Kundërshtim i një grupi njerëzish, që shpërthen me zemërim e me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi; kryengritje (zakonisht në vendet me sistem shtypës e shfrytëzues). Revoltë popullore. Revoltë kundërrevolucionare. Revoltë e ushtarëve (e studentëve). Revolta e një krahine. Organizatorët (udhëheqësit) e revoltës. Shpërthimi i revoltës. Shtypën revoltën. Ngrihen në revoltë.
- 2. Zemërim që shfaqet me forcë kundër dikujt a diçkaje, ndjenja e pakënaqësisë që shpërthen ose që shprehet me forcë kundër dikujt a diçkaje. Revolta e shkrimtarit. Flet me revoltë.