REVOLUCION m.

  • 1. Përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, që sjell në fuqi një klasë të re, përparimtare e që zgjidh kontradiktën ndërmjet forcave prodhuese e marrëdhënieve në prodhim. Revolucion i madh (i thellë). Revolucion borgjez (demokratik, antiimperialist, popullor). Revolucion socialist (proletar) shkalla më e lartë e luftës së klasës punëtore, që bëhet për ndërtimin e socializmit nëpërmjet vendosjes së diktaturës së proletariatit. Fitorja e revolucionit. Zjarri i revolucionit. Flaka e revolucionit. Valët (dallgët) e revolucionit. Detyrat e revolucionit. Çështja e revolucionit. Ushtar i revolucionit. Përhapja (shtrirja) e revolucionit. Fillimi i revolucionit. Shpërthimi (thellimi, dështimi) i revolucionit. Bëj revolucion.
  • 2. Veprimtaria revolucionare për të ndryshuar rrënjësisht anët e ndryshme të ekonomisë e të superstrukturës së vjetër që zhvillohet pas marrjes së pushtetit nga klasa punëtore dhe vendosjes së diktaturës së proletariatit dhe që ka për qëllim zhdukjen e mbeturinave të kapitalizmit në çdo fushë, fitoren përfundimtare të socializmit dhe shmangien e rivendosjes së kapitalizmit. Revolucioni ideologjik e kulturor. Revolucioni në bujqësi (në fshat).
  • 3. Pushteti revolucionar dhe forcat revolucionare. Fitorja e revolucionit mbi reaksionin. Përkrahësit e revolucionit.
  • 4. Fitoret dhe arritjet në luftën revolucionare të klasës punëtore pas marrjes së pushtetit politik. Stafeta e revolucionit. Në rojë të revolucionit. Mbrojnë revolucionin. I shërbejmë revolucionit.
  • 5. Kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të shkencës, të artit etj. Revolucion ekonomik. Revolucion tekniko-shkencor. Revolucion industrial. Revolucion politik (ideologjik).
  • 6. filoz. Kalimi nga cilësia e vjetër në cilësinë e re, i cili bëhet në mënyrë dialektike me hop; formë e zhvillimit dialektik, kur ndryshimet sasiore kalojnë me hop në ndryshime cilësore; ndryshim rrënjësor në një proces zhvillimi, që dallohet nga evolucioni. Evolucioni dhe revolucioni.