revolucionar
REVOLUCIONAR m.
- 1. Ai që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje ose luftë revolucionare; ai që i kushtohet tërësisht çështjes së revolucionit. Revolucionar i madh (i vërtetë, i shquar, i vendosur). Revolucionar profesionist. Revolucionar proletar. Çerdhe revolucionarësh.
- 2. Luftëtar i paepur dhe i vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e klasës punëtore dhe të partisë së saj në çdo fushë të jetës. Revolucionar i vendosur (i paepur, i vërtetë). Shpirt revolucionari. Të mendojmë, të jetojmë dhe të punojmë si revolucionarë!
- 3. Ai që bën një kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të artit etj.
REVOLUCIONAR mb.
- 1. Që ka për qëllim kryerjen e revolucionit, që çon në revolucion; që bëhet sipas parimeve dhe kërkesave të revolucionit; i revolucionit. Lufta revolucionare. Lëvizje revolucionare. Forcat revolucionare. Situatë (gjendje) revolucionare. Rrugë (zgjidhje) revolucionare. Shndërrim revolucionar.
- 2. Që mbështet e përkrah revolucionin; që ka ose që shpreh idetë e revolucionit, që përshkohet nga fryma e revolucionit; që është për revolucionin. Klasë (parti, organizatë) revolucionare. Popull (brez) revolucionar. Çerdhe (vatër) revolucionare. Demokrat revolucionar. Teori (praktikë) revolucionare. Letërsi (këngë, muzikë) revolucionare. Art (shtyp) revolucionar. Botëkuptim (mendim) revolucionar. Edukim revolucionar. Përmbajtje revolucionare.
- 3. Që është vendosur nga revolucioni, që ka dalë nga revolucioni, që i shërben revolucionit. Pushtet revolucionar. Qeveri revolucionare. Këshill (komitet) revolucionar. Diktaturë revolucionare. Ligje revolucionare. Gjykatë revolucionare.
- 4. Që është veçori dalluese për revolucionarët; që është i paepur dhe i vendosur deri në fund. Qëndrim (shpirt) revolucionar. Ndërgjegje (frymë, vendosmëri, sjellje) revolucionare. Kritikë (autokritikë) revolucionare. Hov revolucionar. Vetëmohim revolucionar. Stil revolucionar. Metodë revolucionare. Përshëndetje revolucionare.
- 5. Që sjell ndryshime rrënjësore në një fushë të caktuar, që ndryshon rrënjësisht diçka duke e shpënë shumë më përpara; i guximshëm. Kthesë revolucionare.