reze
REZE f.
- 1. Rrip i shkurtër prej hekuri me një grep, që mbërthehet në derë, në dritare a në dollap për ta mbajtur këtë mbyllur duke e futur grepin në një unazë. Rezja e derës. Rezet e dritareve. Vë (heq) rezen.
- 2. Unazë e vogël hekuri, në të cilën kapet a varet diçka. Rezja e rripit. Rezja e ziles.
- I vuri (i hodhi) rezen shtëpisë (derës) vdiq pa lënë njeri pas, e mbylli derën.