REZHDË f.

  • 1. Gath, vastak i disa drurëve; lëvare, resë. Rezhdat e arrës (e lajthisë, e dëllinjës).
  • 2. Kokërr mani e papjekur. Rezhda mani.
  • 3. Lapë që i varet dhisë nën gushë, vath; emri dhisë që ka dy vathë nën gushë. Dhi me rezhda.
  • 4. Fije rrecke, leckë; thekë që varen anës një rrobe. Rezhdat e shamisë (e bohçes).
  • 5. vet. Bishtajat që mbeten pasi u hiqen kokrrat; lëmishte, mbeturina. Rezhdat e fasuleve. Mullar me rezhda. Rezhda zdrukthi bluashkat që nxjerr zdrukthi.
  • Lule rezhde bot. shih te LUL/E,~JA.