RIFRESKOJ kal.

  • 1. I sjell diçka të re, i shtoj a i ndryshoj diçka për ta bërë më të ri, më të freskët; përtërij. Rifreskoj mësimin (lëndën, tekstin, dijet).
  • 2. Sjell përsëri ndërmend me hollësi një kujtim a ngjarje të së kaluarës, ringjall në kujtesë; i përtërij kujtesën. Rifreskoj ngjarjen. Rifreskoj kujtesën.