rikonstruksion
RIKONSTRUKSION m.
- 1. shih RINDËRTIM,~I.
- 2. Ndryshim rrënjësor që i bëhet diçkaje në mënyrën e ndërtimit, në organizimin dhe në pajisjet për ta përmirësuar. Rikonstruksion teknik. Rikonstruksion i pjesshëm (i plotë, i përgjithshëm, rrënjësor). Rikonstruksioni i fabrikës (i uzinës). Rikonstruksioni i industrisë (i bujqësisë). Plani i rikonstruksionit. Bëj rikonstruksionin.