rikthehem
RIKTHEHEM vetv.
- 1. Kthehem përsëri në vendin e mëparshëm; kthehem përsëri në vendin nga isha larguar. U rikthye në detyrë (në punë). U rikthyen në shkollë. U rikthyen në fshat. U rikthye në gjirin e familjes (në Atdhe).
- 2. Merrem përsëri me një punë a me një çështje të trajtuar më parë. Rikthehemi te problemi i burokratizmit. I kthehen e i rikthehen gjithnjë së njëjtës çështje.
- 3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më kthehet përsëri diçka e imja që më kishte humbur ose më ishte marrë; fitoj përsëri atë që kam pasur a kam humbur. Iu rikthye shëndeti. Iu rikthyen sendet e humbura.
- 4. vet. veta III. Vjen përsëri në fuqi një rend ose një regjim i përmbysur; rivendoset. Rikthehet monarkia. Rikthehet regjimi i vjetër (kapitalizmi, fashizmi).
- 5. Pës. e RIKTHEJ.