rikumbim
RIKUMBIM m.
- 1. fiz. Dukuri e rritjes së gjerësisë së lëkundjeve të tingujve ose të valëve të tjera, që ndodh nga ndikimi i lëkundjeve të jashtme me të njëjtën denduri, rezonancë. Rikumbim tingullor (elektrik, mekanik). Rikumbim i zërit. Kutia e rikumbimit. Hyn në rikumbim. Është në rikumbim me...
- 2. Veti e një salle ose e një hapësire të mbyllur, që e përforcon një tingull kur përplaset në faqet e saj të brendshme. Rikumbimi i sallës (i lokalit).