rimë
RIMË f. let.
- Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e theksuar. Rimë e brendshme (e puthur, e kryqëzuar, e mbyllur). Rimë femërore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit. Rimë mashkullore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e fundit. Rimë foljore përputhja e plotë e rrokjeve të foljeve në fund të vargjeve. Rimë e pasur (e varfër). Vargje me (pa) rimë. Llojet e rimave. Bëjnë rimë.