rindërtuar
RINDËRTUAR mb.
- 1. Që është ndërtuar përsëri, që është rregulluar e ndrequr përsëri; i rimëkëmbur. Shtëpi e rindërtuar. Fabrikë (uzinë) e rindërtuar. Vepër e rindërtuar. Kështjellë e rindërtuar. Qytet i rindërtuar.
- 2. Që është ndërtuar përsëri nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura ose duke u nisur prej tyre. Fjalë (trajtë, gjuhë) e rindërtuar. Fytyrë e rindërtuar.