RINGJALL kal.

  • 1. Kthej përsëri në jetë, ngjall përsëri.
  • 2. fig. Sjell përsëri në jetë diçka të zhdukur a të shkatërruar; sjell përsëri ndër mend si të gjallë diçka të harruar, të kaluar a të humbur. Po ringjallin fashizmin (kapitalizmin, klasat e përmbysura). Ringjall të kaluarën. I ringjall ditët e fëmijërisë.
  • 3. fig. I jap përsëri gjallëri; i jap fuqi të re, e përtërij. I ringjall shpresat (ëndrrat).