rini
RINI f.
- 1. Mosha e re e jetës së njeriut në mes të fëmijërisë dhe të pjekurisë; të qenët i ri. Rinia e parë (e dytë). Mosha (koha) e rinisë. Ëndrrat (gëzimet) e rinisë. Në lulen e rinisë. Kush punon në rini gëzon në pleqëri. fj. u.
- 2. Të qenët i gjallë, i hedhur e i shkathët, të qenët me vetitë e moshës së re, tërësia e tipareve të të riut. Rini e përhershme. Bukuria (gjallëria) e rinisë. I shkëlqen rinia në sy.
- 3. përmb. Tërësia e të rinjve dhe e të rejave, gjithë të rinjtë e të rejat; brezi i ri. Rinia shqiptare. Rinia punëtore (fshatare, shkollore). Rinia e botës. Edukimi i rinisë. Program (emision) për rininë.
- 4. Organizatë politike që përfshin djemtë e vajzat në moshë të re. Rinia komuniste (antifashiste). Organizata (byroja) e rinisë. Komiteti (sekretari, përgjegjësi) i rinisë. Aktivi i rinisë. Mbledhja e rinisë. Aksionet e rinisë. Merret me punët e rinisë.
- 5. fig. Koha e parë e jetës në zhvillimin a në veprimtarinë e diçkaje. Rinia e lëvizjes punëtore. Rinia e aviacionit (e kinematografisë).
- 6. thjeshtligj. Përdoret kur i drejtohemi në mënyrë familjare një të riu a të reje (zakonisht kur nuk ia dimë emrin). Hajde rini! Jepi, rini! Ç'kemi, rini? Ulu, rini. Mos u mërzit, rini!