RIPËRTËRIHEM vetv.

  • 1. vet. veta III biol. Rritet përsëri një pjesë e organizmit që është dëmtuar a këputur; lëshon përsëri, rin. Ripërtërihet pylli. Ripërtërihet ulliri (bari).
  • 2. fig. Fitoj përsëri forca të reja e gjallëri, bëhem sërish si i ri; përtërihem, ringjallem. U ripërtëri djali (vajza). U ripërtëri vendi. U ripërtërinë traditat.
  • 3. Pës. e RIPËRTËRIJ. Ripërtërihen makinat (pjesët e ndërrimit). Të ripërtërihet tufa e bagëtive.