ripërtërij
RIPËRTËRIJ kal.
- 1. biol. Rrit përsëri një ind ose një pjesë të organizmit që është dëmtuar a është këputur; nxjerr lëkurën e vjetër dhe e zëvendëson me një të re (për disa kafshë). Ripërtërin lëkurën.
- 2. tek. Ndreq ose përpunoj një pjesë a një lëndë të përdorur më parë për ta bërë përsëri të vdekshme për punë. Ripërtërij pjesët e ndërrimit. Ripërtërij mbeturinat. Ripërtërij vajrat.
- 3. I zëvendësoj pjesën e përdorur a të pavlefshme, e bëj prapë si të ri. Ripërtërij makinën (biçikletën). Ripërtëriu pyllin (vreshtin). Ripërtërij shtëpinë. Ia ripërtëriu forcat e humbura. Ripërtërinë tufën. Ripërtërijnë kapitalin.
- 4. fig. I jap përsëri forca të reja e gjallëri, e bëj përsëri si të ri; përtërij, ringjall. Ripërtërij artin.