riprodhoj
RIPRODHOJ kal.
- 1. Përsërit diçka me përpikëri duke e kopjuar; paraqit me besnikëri diçka duke e pasur si gjedhe. Riprodhoj një kuadër (pikturë). Riprodhoj jetën në një vepër.
- 2. Nxjerr në shumë kopje një shkrim, një vizatim etj., shumëzoj; bëj kopje të tjera. Riprodhoj fotografitë. Riprodhoj një vepër (një skicë). Riprodhoj me dorë (me makinë shkrimi, me shaptilograf). Përsërit me gojë diçka që e kam në kujtesë. Riprodhoj një tregim (një fjalim, një bisedë). E riprodhoi ashtu siç e dëgjoi (siç e pa). Riprodhoj një zë (një këngë). E riprodhoi fjalë për fjalë. Prodhoj sërish; vë në vend atë që harxhohet. Riprodhon kapitalin (vlerën).