RITMIKË f.

  • 1. let., muz. Mënyra e organizimit të ritmit në një poezi ose në një pjesë muzikore; tërësia e veçorive të ritmit në një vepër; dega e teorisë së letërsisë dhe e muzikës që merret me studimin e kësaj mënyre dhe të këtyre veçorive. Ritmika popullore.
  • 2. Mënyra e rregullt, sipas së cilës bëhet a zhvillohet diçka; ecuria ose kryerja e diçkaje sipas afateve të caktuara. Ritmikë e rregullt (e lartë). Ritmika e lëvizjeve. Ritmika e punës. Ritmika e prodhimit. Ritmika e jetës. Shkel ritmikën.