ritransmetues
RITRANSMETUES m. radio.
- Aparat që merr një valë radioje ose televizioni dhe e përforcon për ta dërguar më larg. Ritransmetues i fuqishëm. Ritransmetues i radios (i televizionit). Vendos (përdor) një ritransmetues.
RITRANSMETUES mb. radio.
- Që shërben për të ritransmetuar; që bën ritransmetim. Aparat ritransmetues. Radist ritransmetues.