RIVENDOS kal.

  • 1. Kthej përsëri diçka në gjendjen e mëparshme, e bëj përsëri të punojë a të jetë si më parë. Rivendos marrëdhëniet. Rivendosën qetësinë (rregullin). Rivendosi besimin e humbur. Rivendosi drejtpeshimin. Rivendosën ndërlidhjen. Rivendosën unitetin.
  • 2. Kthej përsëri dikë në vendin e mëparshëm; i kthej prapë atë që i ishte hequr pa të drejtë. E rivendosën në punë.
  • 3. Sjell prapë në fuqi një rend ose një regjim, që ishte përmbysur, restauroj. Përpiqen të rivendosin pushtetin e vjetër. Po rivendosin kapitalizmin.