robëroj
ROBËROJ kal.
- 1. I heq lirinë dhe pavarësinë dikujt me dhunë, e vë nën zgjedhë. Robëruan popullin. Robëruan vendin.
- 2. fig. E vë plotësisht nën pushtetin tim, e bëj t'u bindet dëshirave të mia, e bëj për vete. I robëroi zemrën (vullnetin). Kjo këngë të robëron.
- 3. jokal. bised. Punoj shumë si rob, robtohem. Robëronin për një copë bukë. Punonte e robëronte.