ROIT jokal.

  • 1. blet. Çohet e ikën gjetiu nga zgjoi bashkë me matkën një pjesë e bletëve, kur shtohen, për t'u leshur vendin matkës së re dhe zogave; lëshon, shtie, luzmon. Roiti bleta.
  • 2. Bë një zhurmë si ajo kur ikin bletët; zukat, gumëzhin. Roit shiu (era). Roitin makinat. Roitin zërat e fëmijëve. Më roitin veshët.
  • 3. fig. Më shfaqet me shumicë e përnjëherësh, më gëlon. Me roitin mendimet (kujtimet).
  • 4. edhe veta I fig. Luaj nga mendja, shkalloj; i ikën (mendja). Roiti plaku. I roiti mendja. I roitën trutë.
  • 5. Shket, vithiset. Roiti dheu. Roiti vendi.
  • 6. Rrjedh. Roit ena.