romancë
ROMANCË f.
- 1. muz. Pjesë e vogël muzikore me karakter lirik, që është krijuar sipas fjalëve të një vjershe dhe që këndohet e shoqëruar me vegla. Romancë për violinë dhe orkestër. Këndoj një romancë. Luaj një romancë.
- 2. let. Vjershë e shkurtër lirike, që u kushtohet zakonisht ndjenjave dhe vihet në muzikë. Shkruaj një romancë.