ROMANTIK m.

  • 1. Pasues i romantizmit, ai që krijon sipas parimeve të romantizmit. Romantik përparimtar. Veprat e romantikëve.
  • 2. Njeri që priret nga romantizmi; ai që i sheh njerëzit dhe botën me sy ëndërrimtari a që i idealizon.

ROMANTIK mb.

  • 1. Që lidhet me romantizmin, që i përket romantizmit, i romantizmit; që ka veçoritë e romantizmit. Letërsia (muzika) romantike. Rrymë romantike. Vepër (poezi) romantike. Poet romantik. Botëkuptim romantik. Shkolla romantike.
  • 2. Që është ëndërrues e shumë i ndjeshëm; që priret nga romantizmi; që përshkohet nga romantizmi. Njeri romantik. Me shpirt romantik. Rrëfim romantik. Hov (vrull) romantik.
  • 3. Që të ngjall romantizëm; që ka diçka ëndërrimtare, pak të fshehtë ose fantastike. Vend romantik. Pamje (fytyrë) romantike.