RONITUR mb.

  • 1. Që është thërrmuar e shkoqur; që është gati të shkërmoqet e të bjerë, i kalbur, i prishur; që bie copë, që është brejtur a grirë (nga mola, nga dielli etj.). Çati (portë) e ronitur. Kullë (shtëpi) e ronitur. Shkëmb i ronitur. Rroba (këpucë) të ronitura.
  • 2. fig. Që e kanë lënë krejt fuqitë, i pafuqishëm (nga puna e rëndë, nga sëmundja, nga pleqëria etj.). Plak i ronitur.
  • 3. fig. bised. Që ka rrjedhur nga trutë, i matufosur.