rrëfehem
RRËFEHEM vetv.
- 1. Dal në shesh për të më parë, zbuloj veten, tregohem, shfaqem. Nuk iu rrëfye fëmijëve të vet. Iu rrëfye si hije.
- 2. fig. Shfaq përpara të tjerëve vetitë, aftësitë ose të metat, e tregoj veten se kush jam; tregohem; e heq veten, mbahem, shtirem. Rrëfehem burrë. U rrëfye i mençur (budalla). Mos u rrëfe si i shurdhër.
- 3. fig. I tregoj dikujt diçka të fshehtë për veten, i zbuloj me zemër në dorë të metat a fajet, i hapem, i çelem. U rrëfye para shokëve. Iu rrëfye me mirëbesim.
- 4. fet. I tregoj priftit për ato që kam bërë a kam menduar në kundërshtim me dogmën fetare e që feja i quan mëkate, duke u paraqitur si i penduar e duke kërkuar falje për to (sipas kërkesave të kishës së krishterë në vendet ku vepron ajo). Rrëfeheshin te prifti. Rrëfeheshin sa për sy e faqe.
- 5. Pës. e RRËFEJ 1,3,4.
- S'rrëfehet me gojë është diçka e habitshme, e jashtëzakonshme. Më ka zënë (atje) ku s'rrëfehet
- a) më ka kapur në vend të keq, nën vete;
- b) e kam shumë vështirë, e kam punën keq, jam shumë ngushtë.