RRËGJOJ kal.

  • 1. vet. veta III. E bën të zvogëlohet, e bën të tkurret e të mblidhet pak nga pak; dobëson (një ind). Ia rrëgjoi trupin sëmundja.
  • 2. Picërroj (për sytë). Rrëgjoj sytë.
  • 3. fig. libr. E kthej në një gjendje më të ulët a më të thjeshtë; e ngushtoj, e dobësoj nga një anë. E rrëgjoi punën fare. E rrëgjoi çështjen.