rrëgjuar
RRËGJUAR mb.
- 1. Që është mbledhur e zvogëluar ose që nuk është rritur sa duhet nga ndonjë sëmundje, nga mungesa e veprimtarisë, e ushqimit etj.; i dobësuar, i fishkur; i pakët. Plak i rrëgjuar. Viç (kec) i rrëgjuar. Me trup të rrëgjuar. Organ (ind) i rrëgjuar. Bimë të rrëgjuara. Grurë i rrëgjuar. Gjethe e rrëgjuar.
- 2. Që i janë zvogëluar përmasat, që është bërë më i vogël, më i shkurtër, më i ngushtë etj. Qytet (fshat) i rrëgjuar.
- 3. gjuh. Që mezi shqiptohet, i dobësuar. Zanore e rrëgjuar. Tingull i rrëgjuar.