RRËMBYER mb.

  • 1. Që është marrë me forcë, që është shtënë në dorë me dhunë, i grabitur. Tokat e rrëmbyera. Pasuri (gjë) e rrëmbyer. Bagëti e rrëmbyer. Nuse e rrëmbyer. Fëmijë i rrëmbyer.
  • 2. Që vjen a që rrjedh me shpejtësi të madhe e me vrull; i vrullshëm, i rrëmbyeshëm. Lumë i rrëmbyer. Ujëra të rrëmbyera. Dallgë e rrëmbyer. Shi i rrëmbyer. Erë e rrëmbyer.
  • 3. Që bëhet me ngut të madh e pa e menduar mirë; i nxituar. Punë e rrëmbyer. Sjellje e rrëmbyer. Hap i rrëmbyer. Bisedë e rrëmbyer. Veprim (vendim) i rrëmbyer. Në mënyrë të rrëmbyer.
  • 4. Që i merr punët me nxitim e pa i menduar mirë, që nuk përmbahet, i nxituar; i rrëmbyeshëm. Njeri (tip) i rrëmbyer. Kalë i rrëmbyer.

RRËMBYER ndajf.

  • Me shpejtësi të madhe e me vrull, me rrëmbim; me nxitim; me ngut të madh; rrëmbimthi. Hyn (del, vjen, ikën, niset, zbret) rrëmbyer. Përgjigjet rrëmbyer. Punon rrëmbyer. Mos e merr rrëmbyer!