RRËMET m.

  • 1. Rrymë uji që vjen me rrëmbim; vërshim uji. Shi me rrëmet shi i rrëmbyer. Ka rrëmet përroi.
  • 2. vet. nj. përmb. Njerëzit, gjindja; turmë njerëzish. U mblodh rrëmeti. Kaloi përmes rrëmetit. Ç'është gjithë ky rrëmet këtu!
  • 3. fig. Shumicë e madhe. Një rrëmet njerëzish (grash). Një rrëmet hollësish (gjërash).
  • 4. fig. Pështjellim, rrëmujë. Rrëmet i madh. Larg rrëmujës e rrëmetit.
  • 5. përd. ndajf. Me shumicë, shumë. Vijnë rrëmet. Kishte popull rrëmet. Ishin mbledhur rrëmet.