rrënjësor
RRËNJËSOR mb.
- 1. Që prek thelbin e diçkaje, që ka të bëjë me rrënjët e diçkaje, themelor, thelbësor; që shkon deri në rrënjët e diçkaje, që bëhet nga themeli, i thellë. Dallime rrënjësore. Interesat rrënjësore. Masë rrënjësore. Kthesë rrënjësore. Zgjidhje rrënjësore. Ndryshim (përmirësim) rrënjësor. Shndërrime rrënjësore. Shikim (rishikim) rrënjësor. Në mënyrë rrënjësore.
- 2. gjeol. Që është në vendin e ngjizjes së vet fillestare, amënor; kund. i ardhur. Shkëmbinj rrënjësorë.