rrënojë
RRËNOJË f. kryes.
- 1. Mbeturinë e një godine të rrëzuar a e një qendre banimi të shkatërruar, gërmadhë. Rrënojë e vjetër. Rrënojat e qytetit (e kështjellës). Rrënojat e Apolonisë. Grumbull rrënojash. U kthyen në rrënoja.
- 2. fig. libr. Diçka që është shembur e shkatërruar tërësisht nga zhvillimi historik i shoqërisë (klasat a shtetet e përmbysura etj.). Rrënojat e historisë.