RRËPIRË f.

  • 1. Faqe mali a kodre shumë e pjerrët, vend shumë i pjerrët; vend i pjerrët, i gërryer e i thelluar nga një rrëke, nga një përrua etj. Rrëpirë e lartë (e thellë). Rrëpirat e malit. Buzë rrëpirës. Ngjitet (zbret) nëpër rrëpira. Ra në një rrëpirë.
  • 2. Shi i shkurtër që bie me rrëmbim. Ra një rrëpirë shi. E zuri rrëpira dhe u bë qull. Rrëke që krijohet nga një shi i rrëmbyer e që nuk zgjat shumë; vijë uji e vogël (nga shiu etj.). U fry përroi (lumi) nga rrëpirat.