rrëshinoj
RRËSHINOJ kal.
- 1. Lyej me një lëndë që përmban rrëshirë ose dyllë, dhe e fërkoj derisa të lëmohet e të shkëlqejë (një dërrasë ose një orendi druri). Rrëshinoj tryezën (dollapin). Rrëshinoj parketin.
- 2. I çaj lëvoren një druri halor që t'i kullojë rrëshira për ta mbledhur. Rrëshinoj pishën.