RRËSHQITËS m.

  • 1. Ai që merret me sportin e rrëshqitjes mbi akull me këpucë të posaçme. Rrëshqitësit mbi akull. Grupi i rrëshqitësve.
  • 2. tek. Vegël ose pjesë e një mekanizmi, që punon duke rrëshqitur para e prapa në një lug ose mbi një sipërfaqe. Rrëshqitësit e tornos. Mbërthej rrëshqitësin.

RRËSHQITËS mb.

  • 1. I rrëshqitshëm. Rrugë rrëshqitëse. Baltë rrëshqitëse. Kalldrëm rrëshqitës. Shkallë rrëshqitëse.
  • 2. Që është i lëmuar dhe që të rrëshqet nga duart. Peshk rrëshqitës.
  • 3. tek. Që lëviz ose që punon duke rrëshqitur. Krahu rrëshqitës. Pjesa rrëshqitëse. Kapak rrëshqitës.
  • 4. Që lëviz nga vendi dhe shkon teposhtë, që rrëshqet (për tokën). Tokë rrëshqitëse.
  • 5. let. Që e ka theksin në rrokjen e tretë para fundit (për rimën e vargjeve). Rimë rrëshqitëse.