rrëshqitëse
RRËSHQITËSE f.
- 1. Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart mbi dëborë; sajë. Rrëshqitëse druri. Rrëshqitëse me qen (me kuaj). Hipi në rrëshqitëse. Udhëtojnë me rrëshqitëse. Mbajnë dru me rrëshqitëse. E ngarkoi në rrëshqitëse.
- 2. Lug i pjerrët e i lëmuar prej druri ose prej metali, i ndërtuar që të lëshohen fëmijët nga lart poshtë duke rrëshqitur. Luajnë në rrëshqitëse. Rrëshqet në rrëshqitëse.