RRËZOHEM vetv.

  • 1. Bie përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen, drejtpeshimin ose kur ndesh një pengesë, bie padashur; gremisem; shembem; kund. ngrihem. U rrëzua muri (gardhi, shtëpia). U rrëzua pema (lisi). U rrëzua gruri (misri). U rrëzua fëmija. U rrëzua mbi akull (mbi dëborë). U rrëzua në rrugë (në dysheme). U rrëzua me hundë. U rrëzua përdhe. U rrëzua e theu këmbën.
  • 2. Bie nga një vend më i lartë në një më të ulët, këputem nga lart poshtë. U rrëzua nga muri (nga shkallët, nga çatia). U rrëzua nga kali (nga mushka, nga karroca, nga makina). U rrëzua nga një degë. U rrëzua nga shkëmbi. U rrëzua në gropë.
  • 3. vet. veta III. Shqitet, hiqet, shkëputet nga një vend a nga e tëra, bie. Rrëzohen gjethet. Rrëzohen lulet (kokrrat).
  • 4. fig. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin a vendin që kisha; bie. Rrëzohet qeveria (regjimi, pushteti). Rrëzohet nga fuqia. Rrëzohet nga kategoria. sport.
  • 5. fig. Humbas fuqinë a shëndetin, ligështohem, dobësohem. Iu rrëzua trupi (shëndeti). Është rrëzuar shumë kohët e fundit.
  • 6. Zbres nga një krahinë më e lartë dhe shkoj për pak kohë në një vend më të ulët, ulem. U rrëzuan në fushë (në fshat, në qytet). U rrëzuan nga malësia. U rrëzua në Korçë. U rrëzuan poshtë.
  • 7. bised. Marr notë pakaluese, nuk kaloj (në provim). U rrëzua në fizikë. Nuk është rrëzuar në asnjë provim.
  • 8. bised. keq. Largohem kundër dëshirës nga një vend, shporrem. Rrëzohu që këtej!
  • 9. Pës. e RRËZOJ.
  • Është rrëzuar (një herë) nga dardha dikush shih te DARDH/Ë,~A. U rrëzua (ra, zbriti) nga fiku iron. shih te FIK,~U. Iu rrëzua (i ranë) pendët (puplat) shih te PEND/Ë,~A I. U rrëzua kali, t'i presim këmbët! iron. shih te KAL/Ë,~I.