rrëzuar
RRËZUAR mb.
- 1. Që ka rënë përdhe, që është shembur; i rënë, i përmbysur. Shtëpi (ndërtesë) e rrëzuar. Mur i rrëzuar. Lis i rrëzuar. Tokë e rrëzuar. Gjysmë i rrëzuar.
- 2. fig. Që është përmbysur; që ia kanë marrë pushtetin, që ka rënë nga fuqia, i përmbysur. Dinasti e rrëzuar. Klasë e rrëzuar.
- 3. fig. Që është hedhur poshtë si e papranueshme, e gabuar a e padrejtë. Padi (kërkesë) e rrëzuar. drejt. Tezë (teori) e rrëzuar.
- 4. fig. Që i ka rënë vlera, që e ka humbur vlerën e mëparshme. Monedhë e rrëzuar.