RRALLOHET vetv.

  • 1. Bëhet më i rrallë; vjen e pakësohet, i zvogëlohet numri; kund. dendësohet; shpeshtohet. Iu rralluan flokët. U rralluan yjet. U rrallua shiu (dëbora). U rralluan njerëzit në rrugë. Janë rralluar sëmundjet. Janë rralluar rastet e vdekjeve të fëmijëve. U rralluan të shtënat (krismat).
  • 2. fig. bised. Nis dhe e lë kujtesa, bëhet si budalla i rrjedhin trutë, matufoset. Është rralluar e s'di se ç'bën.
  • 3. Pës. e RRALLOJ. Rrallohu prej këtej! mospërf. largohu! qërohu!