RRASËT mb.

  • 1. Që është i thurur dendur (për pëlhurat); që i ka pjesët a grimcat të ngjeshura fort, i ngjeshur; kund. i rrallë. Pëlhurë e rrasët. Gunë e rrasët.
  • 2. fig. Që ka pak fjalë e shumë mendime, i ngjeshur, i thukët (për një shkrim, një studim). Tregim (punim, studim) i rrasët. Kumtesë e rrasët. Ligjëratë e rrasët.
  • Ethe të rrasëta ethe të forta, që të dërrmojnë tërë trupin.

RRASËT ndajf.

  • Ngjeshur sa nuk nxë më; shumë dendur. E mbushi rrasët.
  • Fjeta rrasët fjeta shumë mirë, pa u zgjuar fare. Punojnë rrasët punojnë me ngulm, me kujdes e pa ndërprerje, punojnë shumë mirë, s'e ngrenë kokën nga puna.