rrej
RREJ kal. bised.
- 1. Gënjej, mashtroj. Mos e mëso të rrejë! Të rren sy ndër sy. Rren përtokë (shtruar) gënjen në mënyrë aq të hollë sa që të tjerët e besojnë. Rren për hava (ashiqare) gënjen në mënyrë aq të trashë, saqë nuk i beson askush. Të rren e të than (të fik) gënjen shumë.
- 2. Gaboj, e bëj të gabohet. E rrejnë sytë. E rren me fjalë.
- Më rren mendja se.... më thotë mendja se..., më duket se...